Pas disa ndërhyrjeve të Lames, Fevziun nuk e kanë mbajtur më nervat, duke përplasur edhe shkopin e drejtuesit i është drejtuar kandidatit për deputet të Partisë Socialiste: “Pusho, pusho. Pusho ore të them. Mos lëviz fare. Mbylle gojën po të them”.
E teksa Lamja, edhe i gjendur i papërgatitur për këtë reagim të Fevziut, është përpjekur të reagojë sadopak, Fevziu vazhdonte: Merr vesh ti apo jo. Ai stë ndërhyri, mos i ndërhy. Ore dëgjon apo jo, pushooooooo. Kurt ë mbaroi zoti Olldashi fillo ti. Po pusho ore të them. Po deshe merr edhe shkopin edhe dil aty e bëj oponencë”. Debati i djeshëm ishte i përqëndruar tek rrugët, ku secila palë mbronte tezat e saj. Olldashi se qeveria kishte bërë shumë rrugë, ndërsa Lame se rrugët e bëra ishin të këqia, ose nuk ishin bërë fare. Megjithatë “e reja” e kësaj puntate ishin nervat e Fevziut. Për herë të parë, shpërthimi i tij ishte jashtë mase i ashpër, sidomos me një mik të tijin, siç e quan ai Lamen.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)