FFK në Kosovë shpreson te mbledhja, në axhendën e së cilës nuk është!

FFK në Kosovë shpreson te mbledhja, në axhendën e së cilës nuk është!
TIRANE - Në axhendën për mbledhje, të publikuar në sajtin zyrtar të UEFA-s, gjenden shumë çështje, por jo ato të lidhura me futbollin e Kosovës.

Drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) shpresojnë se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të diskutojë për futbollin kosovar, ndonëse Kosova nuk është në axhendën për mbledhjen e ardhshme të këtij organi. Komiteti Ekzekutiv i Konfederatës Evropiane të Futbollit mbledhjen e ardhshme e zhvillon në Stamboll të Turqisë, të martën pasdite dhe të mërkurën paradite. Në axhendën për mbledhje, të publikuar në sajtin zyrtar të UEFA-s, gjenden shumë çështje, por jo ato të lidhura me futbollin e Kosovës.

Në të vërtetë Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s në dhjetor të vitit të kaluar kërkoi nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që të japë mendim në lidhje me kërkesën e FFK-së që t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në janar mbajti mbledhje në Nyon të Zvicrës, por nuk mori vendim lidhur me kërkesën e FFK-së. Drejtues të federatës kosovare thonë se vendimi KE i UEFA-s e shtyu për mbledhjen e radhës me arsyetim se axhenda ishte shumë e ngarkuar.

(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund