FIA s'e dëgjon lutjen e Verstappen, dy gara të reja sprint në Formula 1

FIA s'e dëgjon lutjen e Verstappen, dy gara të reja sprint në Formula 1

Formula 1

Formula 1 ka njoftuar gjashtë garat të cilat do të organizojnë sprinte sezonin e ardhshëm, megjithëse formati për ato fundjava është ende duke u diskutuar sesi do të organizohet.

Kina, Miami, Austria, Cirkuiti i Amerikës, Brazili dhe Katari janë gjashtë garat që do të presin fundjavat e sprintit në 2024. Kina dhe Miami bëjnë debutimin e tyre, duke zëvendësuar Azerbajxhanin dhe Belgjikën nga formacioni i sprintit të këtij viti. Formati është tani e vetmja gjë për të vendosur.

Kuptohet se para sprintit është pothuajse i sigurt se të premte do ketë prova të lira, të ndjekura nga një sprint të shtunën, si dhe sesioni kryesor kualifikues për Çmimin e Madh.

Megjithëse sipas pilotëve Gara Sprint është e lodhshme dhe e panevojshme, Formula 1 dhe FIA nuk ka marrë në konsideratë as thirrjen e kampionit Max Verstappen, që nuk e dëshironte diçka të tillë. Për Verstappen Formula 1 nuk duhet të lëvizë nga ADN-ja e saj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën