FIAA prezanton anketën për klimën e biznesit për vitin 2015
TIRANË, 7 Tetor/ATSH/- Shoqata e Investitorëve të Huaj prezantoi raportin për “Klimën e Biznesit 2015”, duke renditur si probleme shqetësuese korrupsionin dhe informalitetin. Sipas FIAA-s, indeksi i besimit në 94 korporatat e huaja që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri ka rënë në vlera negative me -3 %. I pranishëm në konferencën e FIAA-s, mbajtur këtë […]
/ATSH/- Shoqata e Investitorëve të Huaj prezantoi raportin për "Klimën e Biznesit 2015", duke renditur si probleme shqetësuese korrupsionin dhe informalitetin.
Sipas FIAA-s, indeksi i besimit në 94 korporatat e huaja që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri ka rënë në vlera negative me -3 %.
I pranishëm në konferencën e FIAA-s, mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë, ishte edhe ministri i Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
Presidenti i FIAA-s, Silvio Pedrazzi tha se arbitrariteti i Tatimeve është i lartë gjatë inspektimeve. Ai vuri në dukje se informaliteti në ekonomi është shqetësim, ndërsa kërkoi që ai të luftohet sistematikisht dhe të mos shoqërohet me arbitraritet dhe agresion ndaj biznesit.
Por, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, sqaroi se ndryshimet ligjore në ligjin "Për procedurat tatimore" kanë si qëllim uljen e abuzivizmit në terren nga administrata. Sipas tij, ndërmarrja e një operacioni kundër informalitetit ishte kërkesë e përhershme e binzesit, në të gjitha tryezat e takimeve.
Sondazhi mbi "Mjedisin e Biznesit 2015? u zhvillua nga FIAA në pranverë të këtij viti, me fokus kryesor në mbledhjen e reagimeve dhe opinioneve mbi mjedisin e biznesit në Shqipëri. Rezultatet e hulumtimit do të ndihmojnë FIAA-n të identifikojë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen investitorët, të cilat duhet të adresohen për politikat e qeverisë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në vend.
FIAA është shoqata më e rëndësishme e biznesit të huaj që operon në Shqipëri. Prej 15 vjetësh ajo ka anëtare bizneset më të mëdha dhe më të shquara nga Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Austria, Turqia, Britania e Madhe, SHBA, Kanada, Australi, Kinë etj, që veprojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, si shërbimet bankare dhe financiare, ndërtimit, minierave, energjisë, naftës, telekomunikacionit, turizmit dhe përpunimit dhe që punësojnë rreth 30 mijë persona.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.3%
-
Jo
18%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 1982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Investigimi për vilën perandorake të Berishës, Meçe: Provë që duhet ta marrë SPAK, hetimi pasuror e ka vënë me shpatulla pas muri
23 Korrik, 18:06
-
Zjarr në Golem të Lushnjës, era përhap me shpejtësi flakët! Rrezikohen disa banesa
23 Korrik, 17:45
-
Komisioni hetimor i TIMS, PS e opozita me dy raporte të ndryshme
23 Korrik, 17:45
-
Kush urdhëroi vrasjet e 21 janarit? Ndrea Prendi, ish komandati i Gardës paraqitet në SPAK
23 Korrik, 17:42
-
Armando Broja hipën në avion me Chelsean, prova kundër Real Madrid dhe Cityt
23 Korrik, 17:37
-
Besimtarët ortodoks i japin lamtumirën në Katedralen 'Shën Dhimitri', Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit
23 Korrik, 17:17
-
Emri i tij u përdor për t’iu marrë para biznesmenëve, reagon Pjerin Ndreu
23 Korrik, 17:14
-
Fredi Beleri zgjidhet zv.kryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian! Informohet në burgun e Fierit
23 Korrik, 17:09
-
Vejvoda: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime, kushdo që të bëhet president i SHBA-së
23 Korrik, 17:02
-
Arkeologët rikthehen në vendbanimin 8 mijë vjeçar të Linit, Anastasi: Palafiti i periudhës së Neolitit të Mesëm
23 Korrik, 16:56
-
Sa vlejnë medaljet Olimpike në Paris? Bronzi vetëm 7 euro
23 Korrik, 16:55
-
Tre rrugë të tjera me pagesë, qytetarët tarifë për të kaluar në Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier! Ekonomia “pro” kredisë 100 mln euro për Vorë-Hani i Hotit
23 Korrik, 16:41