Fibank Albania - Vijueshmëri e rezultateve pozitive financiare edhe për gjysmën e parë të vitit 2020

Fibank Albania - Vijueshmëri e rezultateve pozitive financiare edhe për gjysmën e parë të vitit 2020

Rezultatet pozitive të Fibank Albania vijojnë edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Sipas të dhënave të sistemit bankar për 6 mujorin e parë të vitit 2020, treguesit e ecurisë së bankës kanë ndjekur trendin pozitiv të viteve të fundit. Rezultatet e Fibank Albania shënuan RoA dhe RoE-në e dytë më të lartë ne sistemin bankar, duke konsoliduar pozicionin e saj si banka me rritjen më të shpejtë në Shqipëri gjatë 3-4 viteve të fundit.

Me gjithë situatën e krijuar nga pandemia, Fibank tregoi rritje në të gjithë treguesit kryesorë gjatë gjysmës së parë të vitit, me një normë rritjeje më të lartë se mesatarja e sistemit bankar. Fibank ishte ndër 3 bankat e para në rritjen e aktiveve, kredive dhe depozitave. Totali i aktiveve u rrit me 4% gjatë këtyre 6 muajve, duke u renditur e treta si rritje në sistem. Fibank Albania ishte ndër të paktat banka në Shqipëri që shënoi rritje të portofolit të saj të kredive, me gati 10%. Si kreditë për biznesin ashtu edhe ato për individët u rritën me pothuajse të njëjtin ritëm dhe shënuan rritjen e dytë më të lartë në sistem.

Për më tepër, si pjesë e grupit më të madh bankar bullgar, Fibank pritet që të përfitojë shumë në të ardhmen nga anetaresimi i Bullgarisë në Unionin Europian të Bankave, gjë që u realizua kohët e fundit. Të qënit pjesë e Klubit Elitë të bankave kryesore të BE-së, do të ndihmojë Fibank në forcimin e pozicionit të saj dhe në zbatimin e praktikave më të mira të industrisë për të kontribuar edhe më shumë për zhvillimin e ekonomisë, biznesit dhe mirëqëmien e individit ne Shqiperi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë