Kredi hipotekore nga Fibank – Një pemë për çdo anëtar të familjes

Kredi hipotekore nga Fibank – Një pemë për çdo anëtar të familjes

Fibank do të mbjellë një pemë për çdo anëtar të familjes që merr një kredi hipotekore në këtë bankë. Kjo nismë është një kombinim i objektivave të bankës për ofrimin e produkteve sa më të mira të kredisë me iniciativat e gjelbra sociale të korporatës për të ndikuar pozitivisht në mënyrë të vazhdueshme në mjedis dhe në shoqëri.

Kredia hipotekore ofrohet me interes fiks deri në 2 vjet, duke filluar nga 1.99%. Ofrohet deri në 100% të planit të investimit me një afat maturimi deri në 30 vjet. Fibank zbaton një proçedurë shumë të shpejtë dhe të lehtë për çdo aplikant dhe të gjithë mund të aplikojnë jo vetëm në rrjetin e degëve të Fibank por edhe online në www.fibank.al

Me plotësimin e të dhënave kryesore në aplikimin për kredi, një oficer kredie kontakton menjëherë klientin e interesuar për të vijuar proçedurën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fibank është banka që duhet zgjedhur për cilësinë e shërbimit, vendimmarrjen e shpejtë dhe kushtet shumë konkurruese të kredisë duke shtuar tashmë edhe këtë nismë sa të veçantë edhe interesante të mbjelljes së pemëve për çdo anëtar të familjes në favor të gjelbërimit të vendit.

S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen