BRATISLAVË - Kryeministri sllovak, Robert Fico deklaroi sot se dëshironte që Bashkimi Evropian t’i garantonte se Ukraina do të paguante faturat nëse Sllovakia e furnizon këtë të fundit me gaz.
“Është e qartë që Ukraina nuk është në gjendje të paguajë faturat e saj të gazit. Vetëm një palë e tretë si Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian mund të garantojnë që Sllovakia do të paguhet nëse ajo ndihmon Ukrainën”, deklaroi ai për shtypin.
Drejtuesit evropianë janë angazhuar të mbështesin Ukrainën në mosmarrëveshje me Rusinë për gazin, veçanërisht duke ndryshuar drejtimet në gazsjellësat që kalojnë nga Hungaria dhe Polonia.
Flukset e gazit mund të ndryshohen në një gazsjellës të tretë duke mbërritur në Sllovaki. Por një marrëveshje është e nevojshme mes kompanive sllovake dhe ukrainase që menaxhojnë këtë gazsjellës dhe që janë të kontrolluara nga Gazprom.
“Ne dëshirojmë ta ndihmojmë Ukrainën, por në të njëjtën kohë ne kërkojmë një zgjidhje teknike që nuk shkel marrëveshjen tonë me Gazprom”, theksoi Fico duke shtuar se Sllovakia dëshiron negociata katërpalëshe duke përfshirë Ukrainën, BE-në si dhe Rusinë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com