Vajza e presidentit të KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) Fidel Yllit, Pegi Ylli i ka dhënë fund beqarisë. Në ceremoninë e dasmës ishin të ftuar figura të njohura jo vetëm të fushës së sportit, por edhe politikanë.

Pjesë e kësaj ceremonie martesore ishte edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

E kuruar deri në detaje, vajza e Fidel Yllit shkëlqen me fustanin e bardhë në ditën e saj të dasmës teksa ka kurorëzuar dashurinë në martesë me partnerin e saj.

Gjithashtu nuk ka munguar dhe atletja e mirënjohur Pavlina Evro.