Fidel Ylli: Rama vetëm mua ka shok në Parlament, e kam krenari. Ai s’ka shok tjetër në Parlament! (Video)

Fidel Ylli: Rama vetëm mua ka shok në Parlament, e kam krenari. Ai s’ka shok tjetër në Parlament! (Video)

Fidel Ylli, deputet i PS

Deputeti socialist, Fidel Ylli, shprehet se me kryeministrin Edi Rama ka një marrëdhënie të veçantë. I ftuar në emisionin Kapital në Vizion Plus, Ylli ka thënë se miqësia me Ramën e bën të ndihet shumë krenar, dhe se kjo miqësi daton shumë herët. Ai ka rrëfyer gjithashtu se kryeministri Edi Rama, s’ka miq të tjerë në Kuvend përveç tij.

Edi Ramën e kam shok dhe e kam krenari që e kam shok. Më ka bindur me një fjalë. S’doja të merresha me politikë. Kullat i kam bërë kur s’ishte Rama. Më kërkoi në 2008: Ti do e bësh këtë gjë për mua. Që projektet e tua për sportin t’i realizosh, e jo të më marrësh mua në telefon. Eja në Parlament. Sa vetë e kanë akuzuar kryeministrin e Spanjës, që po e bën parlamentin me shokët e tij, dhe ai tha: Me këta kam ëndërruar për t’a bërë Spanjën. Dhe ne, të dy bashkë kemi sharë sistemin.

Më jepni një emër tjetër që është shoku i Ramës në parlament. Rama në parlament më ka vetëm mua shok, dhe s’më ka lidh politika, as biznesi po më kanë lidhur vitet e rinisë kur kemi qenë sportista të dy në klubin ‘Dinamo’, unë kam qenë një sportin në sportin e mundjes, ai ka qenë basketbollist dhe këtë miqësi ne e kemi vazhduar në vite edhe kur isha në sistem pedagog në Akademinë e Arteve dhe unë vazhdoja trajnerllikën në klubin ‘Dinamo’ dhe nuk e kemi lënë në asnjë moment.

Kush është shoku i Ramës? Më thuaj një? Asnjë, po ta jap unë me përgjegjësi. Kanë qenë dy, ka qenë Dash Peza, shoku i tij dhe Fidel Ylli. Dash Peza u largua vetë me dëshirën e tij, tha u lodha, do shoh bizneset e mia dhe absolutisht nuk ka asnjë shok.

Fidel Ylli, deputet i PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 15/10/2018 16:57

    o legen mashtrus po ku i bone pallatet 93-94 ti, po ti i kioske te qelbet kishe dhe e trajtojshe ramen si kafshe, me ate kioske i bone leket? dhe shyqyr qe i realizut idet per sportet qe kishit , ti qe dole kunder regjimit me baben gjeneral me dekoratat e xhaxhit yyyy plera

    Përgjigju
  • Roja: 15/10/2018 15:43

    E gjeçi nga Ai lart!

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 15/10/2018 15:07

    Ooooo Fidel ti je bo shok me Ramen kur ishte kryetar bashkie se ke fitu milarda lek TENDERA + PALLATE ..ke bo leke te pista me shumic .kur u mbushe mire e mire ..ja hyne politikes ..qe ti mbroje parat dhe pronat e pista..dhe tisi gjithe te tjeret dhe ma mute..po zoti do ju japi pgj. E duhur me SEMUNDJE do ju shkojne leket ju more djale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale