Fidel Ylli sfidë PD: Pse nuk i
bëni Ramës mocion mosbesimi?

Fidel Ylli sfidë PD: Pse nuk i<br />bëni Ramës mocion mosbesimi?
Me bindje të plotë Fidel Ylli është shprehur se mazhoranca  ka 88 vota për të qeverisur.

“Unë nuk mendoj që zgjedhjet duhet të shtyhen sepse janë të gjitha vendime kushteteuese. Ne jemi në  gjëndje të vazhdojmë  të zbatojmë Kushtetutën, siç bëri Sali Berisha që me votat e Dogjanit, Kadelit dhe Kaç Islamit  mori 3 votat tona  dhe qeverisi me 71 vota. Ne kemi 88 vota në Parlament dhe le  të bëjnë ata që duan krizën një mocion që të rrëzojne Edi Ramën dhe të shkojmë  në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Ylli për Top Channel.

Një ditë  përpara votimit në Kuvend të proçedurave të vettingut dhe ngritjen e komisionit “ad hoc” prej 6 deputetësh me pjesëmarrje të barabarte  pozitë- opozitë, Fidel Ylli i ka bërë ftesë opozitës që ta votojnë  këtë proçes, që është thelbësor për integrimin e vendit në BE dhe për të mbrojtur investimet e huaja.

“ Vettingu do bëhët, të jeni të sigurt që do bëhet. Ne tani kërkojmë, a do ketë për herë të parë shtet në Shqipëri, apo jo? Nëse del një i çmendur dhe thotë se une nuk i dua, nuk mund të mbahen peng gjithë këto proçedura që i kërkojnë edhe ndërkombëtarët. Ne jemi të detyruar të vazhdojmë proçedurën.

Normale është që vettingu  të bëhet me opozitën, sepse janë komisione që duhen ngritur, me pjesemarrje të barabarte 3 me 3, por problem është opozita që kërkon qiqra në hell”,
ka përfunduar Ylli.

Redaksia online 
D.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim