FIER - Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një kazino që ndodhej në qendër të qytetit. Grabitja ndodhi në mesnatën e 31 majit.

Personat e armatosur kanë marrë xhiron e kazinosë, rreth 50 mijë lekë të reja dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

(sg/shqiptarja.com)