FIER- Rreth 200 ton naftë është vjedhur nga rezervat e naftës në Ballsh dhe në Mbrostar. Në kuadër të operacionit “Rruga e vjetër” policia arrestoi Vangell Gllavën, 43 vjeç në Fier dhe Kastriot Gllavën 41 vjeç me banim në Ballsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi në depozitate e tyre private u sekuestruan 200 ton nafte. Policia dyshon se nafta është vjedhur për tu shitur për kontrabandë. Një ditë më parë në pranga u vunë 2 persona të tjerë pasi u kapën me një autobot me 20 ton naftë


(sg/shqiptarja.com)