FIER - Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vjet burg 19-vjeçarin Xhevit Malkaj, për masakrën e ndodhur vitin e kaluar, kur vrau e më pas dogji një çift në banesën e tyre.
Prokuroria e Fierit ka kërkuar që 19-vjeçari të dënohet me burgim të përjetshëm, jo vetëm për veprën e vrasjes së dyfishtë në rrethana cilësuese, por edhe për 4 vepra të tjera penale si fajtor “për shkatërrim prone”, “vjedhje”, “vjedhje të mbetur në tentative”, si dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake", por duke qenë se i riu ka pranuar fajin, gjykata vendosi të ulet dënimi në 25 vjet burg.
Më 26 tetor, Enver Myftari, 55-vjeç e Azbie Myftari, 52-vjeç, u vrarë dhe më pas u dogjën, në banesën e tyre në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Malkaj, banor i të njëjtit fshat, ka hyrë në banesën e çiftit me synimin për ta grabitur, por kur është vënë re nga të zotët e shtëpisë, ka qëlluar ndaj tyre me armë nga një distancë e afërt. Më pas, në përpjekje për të humbur gjurmët, 19-vjeçari u ka vënë flakën.
SI NDODHI KRIMI
19-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimave në momentin kur në shtëpi ndodhej vetëm Azbzie Myftari, të cilën e ka therur dhe trupin e saj e ka fshehur në dyqanin pranë shtëpisë. Kur bashkëshorti është kthyer në shtëpi është përballuar me agresorin, i cili e ka qëlluar me një armë gjahu. Autori i ka vënë flakën shtëpisë dhe dyqanit, duke shkrumbuar gjithçka për të humbur gjurmët.
Krimi u mësuar në atë kohë nga vëllai i viktimës, i cili është kthyer nga puna në atë orë dhe ka arritur të shikojë nga larg flakët. Ka qenë ai që ka njoftuar policinë dhe zjarrfikëset.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com