Albpetrol uli pagën, 250 punonjës në Fier protestë: Po na hedhin në rrugë! Naftëtarët e Kuçovës: S'duam pagë lufte, kemi punuar 16 orë në ditë (VIDEO)

FIER- Pasi u njoftuan për ulje të pagave, 250 punonjës të Albpetrol në Fier kanë dalë sot në protestë. Punëtorët u mblodhën para institucionit të Albpetrol, duke kundërshtuar këtë vendim, që sipas tyre nuk është i drejtë.

Ata janë shprehur të indinjuar nga ky vendim, i cili do t'i trajtojë me 50-60% të rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga 8 orë në ditë.

"Para disa ditësh na vjen një flet nga drejtoria që jemi të pezulluar nga puna në një urdhër të dytë deri në 7 korrik. Jam me shkolla të lartë, jam me statusin e të persekutuarit. Shikoj shumë padrejtësi. Shumica janë të korruptuar. Si mund ta na hedhin në rrugë", tha një prej punëtorëve.

"Kam 37 vjet në punë,  jam kryefamiljare me dy fëmijë. Vij këtu për të qarë hallin, asnjëri nuk ma qan hallin, ma mbyllin derën. Vetëm unë jam në punë. Çunin e kam pa punë. Unë nuk ankohem kot, unë jam pa bukë, më mirë të na shtypë makina në rrugë sesa të shkojmë në shtëpi. Këto ka mbajtur njerëz që nuk vijnë në punë janë dhe me 8-vjeçare, unë jam me shkollë profesionale", u shpreh një punëtore.

"Unë jam specialiste e vjetër ne naftë dhe sot dal e papunë. Këtu Albpetrolin e drejton një grup kapterra, mësues dhe mjekë. Ne jemi katandis në këtë farë mënyrë. Tani na thonë të marrim si pagë lufte. Unë përfaqësoj të gjithë specialistët që kanë dalë pa punë. Janë ulur thikat. Kam 26 vjet që punoj dhe e di shumë mirë thellësinë puseve. Ku ka më lek Albpetrol të investojë nëse mbyllen puset. Ne jemi 250 punëtorë që këta duan të na paguajnë me pagë luftë sikur ne kemi ulur qepenin dhe po shesim. Do protestojmë, do hyjmë në grevë urie"

Ulja e pagave dhe shkurtimet nga puna u denoncuan edhe nga kreu i PD në FIer, Luan Baçi, i cili akuzon qeverinë se po shkurton pagat e 1790 punonjësve në Albpetrol duke vjedhur djersen dhe bukën e gojës mijëra familjeve qe jetojnë me punë të ndershme.  

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha në mbledhjen e fundit të Kuvendit se Albpetrol ka pezulluar nxjerrjen e naftës për shkak të mbushjes së depozitave  dhe se kjo do të ndalonte dhe çdo ristrukturim në këtë sektor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Naftëtarët e Kuçovës në protestë kundër Alpetrol: S'mund të na jepni pagë luftë se kemi punuar 16 orë në ditë...paralajmërojnë për grevë urie (VIDEO)

Ulja e pagave në masës 60% ka ngritur në protestë edhe punonjësit e Alpetrol në Kuçovë. Ditën e sotme ato janë mbledhur para zyrave të kompanisë, të clët shprehen se është e padrejtë që të trajtohen me pagë luftë pasi kanë punuar çdo ditë nga 16 orë. "Zoti kryeministër larg duart nga Kuçova, Kuçova është e kuçovarëve", është një nga parullat që mbajnë në duar punëtorët. Kreu i sindikatës së naftëtarëve në Kuçovë, Sotiraq Kristo ka paralajmëruar se nëse nuk ndryshon vendimi do të hidhen në grevë.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/05/2020 12:40

    Albpetroli si ndermarrje publike, eshte keq menaxhuar keto 30 vjet si nga e majta ashtu dhe e djathta, duke vene manaxher militant dhe te korruptuar qe kete pasuri publike e shfrytezuan ne menyre barbare.Tre kompani duhet te mbeteshin shteterore ;Albtelekom ,te tre hidrocentralet e Drinit si dhe Albpetroli .Albpetroli kerkon te menaxhohet nga specialist nafte dhe qeveria te investoje per modernizimin e tij se parat e naftes i mbulojne keto shpenzime si dhe mbushin arken e shtetit.Bankers po shfrytezon burimet e gateshme te Albpetrolit por ama ka rritur teknologjine per shfrytezim sa me racional te naftes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas