Një 53-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet nga policia për veprat penale "Organizim i llotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se në lagjen ‘15 Tetori’ në Fier, në lokalin e një personi me inicialet A.A., u gjetën dhe u sekuestruan disa chipsa, 1 pajisje elektronike dhe 1 aparat celular në të cilën organizoheshin lojëra fati.
Më tej, Policia e Fierit bën me dije se një tjetër person është arrestuar në Patos, pasi është konfliktuar me mjeken me inicialet F.M., 37 vjeç, dhe ka thyer xhamin e Qendrës Shëndetësore Dukas.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa raportohet se përplasja mes tyre ka nisur për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
-Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në lokalin e shtetasit A. A., u gjetën dhe u sekuestruan disa chipsa, 1 pajisje elektronike dhe 1 aparat celular në të cilët organizonte llotari të palejuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Organizim i llotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
-Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore Dukas.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.