FIER – Rreth 70 familje në lagjen “Afrim” në qytetin e Fierit, prej katër ditësh janë pa energji elektrike, për shkak të djegies së transformatorit.

Banorët e kësaj lagje të Fierit shprehen se janë ankuar në prefekturë dhe te zyrat e OSHEE-së, por sipas tyre kërkesa e tyre nuk është vlerësuar, pasi deri tani asgjë korrekte nuk është bërë.

Ditën e sotme disa përfaqësues të këtyre familjeve janë mbledhur para Prefekturës, duke kërkuar edhe një takim me Prefektin e qarkut Fier, për të kërkuar sërish një zgjidhje për problemin e tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)