FIER – Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi ka plagosur me thikë ditën e sotme një 40-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet - dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta- ndërsa autori i identifikuar me inicialet A. L. është kapur dhe vënë në pranga nga blutë menjëherë pas njoftimit.
“Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”,-njofton policia.
Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.