Një 54-vjeçar është prangosur nga policia e Fierit pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur, duke e prekur atë në pjesët intime të trupit.

Sapo ngjarja ka ndodhur vajza e tmerruar ka njoftuar prindërit e saj dhe më pas ka bërë kallëzimin në polici, duke çuar në prangosjen e 54-vjeçarit Sokrat Binaj.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në mes të qytetit, tek zona e njohur si Pedonalja, ku minorenia me iniciale S.Q ka qenë duke luajtur por Sokrat Binaj, 54-vjeç i është afruar duke e prekur atë në pjesët e trupit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)