Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme 57 vjeçarin Bektash Arapi banues në Zhupan pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij H.A.

H.A është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit ku ka marrë mjekimet dhe më pas është larguar për në shtëpi.

Policia ka shkuar në vendnjgarje ku ka arrestuar dhe autorin që dhunoi të vëllain.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com