Nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ullinjsh në rrugën Fier - Vlorë u dërguan në spital me shenja helmimi. Ata u paraqitën në spitalin rajonal të Fierit rreth orës 10:00.

Policia thotë se dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.