FIER - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kthesën e Patosit, teksa një makinë është përmbysur anës rrugës kryesore.

Siç bëhet me dije nga gazetari i Report tv Kristaq Thano, janë dërguar për në spital dy persona që kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.

Siç shihet edhe nga pamja e siguruar, makina është anës rrugës e kthyer përmbys.

Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Marinzës.