FIER - Një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në vendin e quajtur “kthesa e Patosit” në Fier, ku mjeti me targa MK 2470 A, që drejohej nga shtetasi Besnik Hasani ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat ndarëse të të rrugës.
Sipas policisë, vajza me inicialet F. V., 2 vjeçe ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë, ndersa mbetën të plagosur rëndë R. Hasani, 6 vjeçe, Amarildo Hasani 18 vjeç, Agur Veizaj, 28 vjeç.
Në automjet udhëtonin 6 persona dhe kishin lidhje gjaku mes tyre. Ndërkohë të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Fierit dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Dyshohet se shkak I aksidentit është bërë shpejtësia e lartë, tej normave, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit. Mësohet se viktima ishte mbesa e drejtuesit të mjetit, ndërsa të plagosur mbeten dy fëmijët e tij, si dhe nipi.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com