Një fëmijë i mitur ëshë aksidentuar mesditën e sotme në Fier, pasi drejtuesi i një makine tip “Skoda” e ka pëërplasur. Fëmija M.G., 11 vjeç, është transportuar në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Njoftimi i plotë

Informacion paraprak

Në datën 13.09.2018, në orën 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, duke drejtuar mjetin tip "Skoda”, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier, të cilin e ka shoqëruar në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi i mitur u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.