Fier, ambasadori Gaiani: Opozita
duhet të rikthehet në Parlament

Fier, ambasadori Gaiani: Opozita<br />duhet të rikthehet në Parlament
Nga Fieri, ambasadori italian Massimo Gaiani theksoi se opozita duhet të rikthehet në Parlament, por për Gaianin është e vështirë të bëjë më shumë sesa apeli për dialog. Këtë deklaratë ambasadori italian në vendin tonë e bëri pasi mazhoranca uli zërat dhe pranoi ngritjen e komisioneve parlamentare të kërkuara nga opozita vetëm që kjo e fundit të kthehet sërish në parlament, por për opozitën as kjo nuk mjaftoi.

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi kësaj radhe garancinë e ndërkombëtarëve për rikthimin e saj në Kuvend.

“Rikthimi në Parlament i opozitës ka qenë një kërkesë nga ne e bërë vazhdimisht, ne do të kontribuojmë për të vazhduar dialogun, por ne nuk mund të shkojmë përtej kësaj.” - tha Gaiani.

Gaiani e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi të bërë në Fier në Qendrën e Kurseve profesionale në të cilën u fol për punësimin e të rinjve dhe hapjen e një qendre të re profesionale me financimin e qeverisë italiane.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'