Ditën e sotme, është vënë në pranga shtetasi Namik Zaçe. Rezultonte person i shpallur në kërkim në qytetin e Fierit, ndaj tij ishte dhënë dënimi me 4 muaj burg për “Dhunë në familje”. Dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, edhe pas ashpërsimit të ligjit për dënimin e dhunës në familje.
/Shqiptarja.com
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Policia kap dhe ndalon një shtetas për veprën penale "Dhunë në familje". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Namik Zaçe, 51 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.
Redaksia Online
XH.F./Shqiptarja.com










