FIER - Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, i akuzuar për armëmbajtje pa leje të armëve ushtarake dhe municioneve.
 
Në prangat e policisë ka rënë Bejo Dervishaj, banues në fshatin Gorishovë të Fierit. Sipas policisë arrestimi i tij është bërë për shkak se nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan një sasi municionesh dhe një armë automatik pa leje.
 
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)