FIER - Sot, policia e Fierit ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Festim Kalemaj, 50 vjeç, banues në fshatin Buzmadh të Fierit. Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” me pasojë vdekjen.

Kalemaj, më 8 mars 2013, ka goditur me sende të forta në kokë bashkëfshatarin e tij, Ali Hodaj, 78 vjeç, që  nuk ka mundur të mbijetojë. Hodaj ka vdekur sot në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Sulmi ndodhi për motive pronësie.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)