Babë e bijë u ndaluan nga Policia e Fierit, pasi akuzohen se vodhën 23 mijë euro në banesën e një 61-vjeçari që një ditë më parë, u prangos pasi kishte fshehur në oborrin e shtëpisë një çantë me armë pa leje.
Fatmir Latifi 48 vjeç, banues në fshatin Levan të Fierit u arrestua me akuzën se vodhi 23 000 € në shtëpinë e të arrestuarit Vladimir Mersini, ndërsa vajza e tij 22-vjeçare, Marsela, po hetohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me babain për të kryer këtë vjedhje.
Policia gjeti në shtëpinë e Fatmir Latifit , 8100 euro që dyshohet se janë nga shuma e vjedhur në shtëpinë e të arrestuarit për armë, në fshatin Baltëz të Fierit.