Banoret e fshatit Daullas në Bashkinë e Fierit, kane bllokuar rrugen ku kalonin mjetet e firmes e cila po ndërton Bypassin. Sipas banorëve ky bypass bllokon rrugën e varrezave  dhe kjo i pengon ato të kalojnë tek tokat bujqësore në anën tjetër .

Ata kanë bllokuar rrugën përreth një orë duke mos lejuar automjetet. Situata është qetësuar me ardhjen e uniformave blu të cilët kanë bërë të mundur çbllokimin e rrugës.