FIER - Qyteti i Fierit ka qenë ndalesa e radhës e liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në turin e bashkëbisedimit të tij me qytetarët për situatën, që vjen edhe në vigjilje të prostetave të 22 nëntorit që do zhvillojë opozita.
Gjatë takimet në tregtarët të qytetit por edhe me feremerët e zonave përreth, vështirësitë ekonomike ishin kryefjalë e ankesave të qytetarëve.
Banorët shprehen se papunësia prej kohësh është në rritje në këtë rreth, teksa edhe prishja e ndertimeve dhe aksiojnet e OSHEE-së zunë në një vend të rëndësishmë gjatë këtij bashkëbisedimi.
“Shqipëria duhet të përjetojë një dhjetor të dytë”, i thanë qytetarët Bashës, duke sjellë në vëmendje nevojën për një ndryshim të madh.
“Gjendja është shumë e vështirë. Blerës nuk ka fare, nuk po na vjen njeri, është shumë keq. Llogaritë, kur vjen robi që i bie vdekja, thotë: ma jep dot këtë kostum me të shënuar emrin?!”, shprehet një qytetar.
“Jemi persekutuar tërë jetën me Enver Hoxhën, na kanë persekutuar tash më shumë, s’kemi ç’hamë”, thotë një grua.
“Eshtë tallje apo ironi që të them unë: “urdhëroni, hajde blini mobilje!”, kur ai thotë unë s’kam mbushur barkun”, pohon një tregtare.
“Duke mbyllur vendet e punës, duke ulur rrogat, duke shtuar papunësinë, dyfishon taksat. Ku do i gjejnë shqiptarët lekët për të vajtur në master apo specializim?!”, thotë një qytetar
Basha: Sa familjarë jeni ju në shtëpi?
“Shtatë”.
Basha: Sa vetë ke në punë?
“Për momentin asnjë, babai im punon në ndërtim dhe ka një vit, zero...”
“Kam kamion vetë, jam me licencë, me të gjitha. Janë rritur taksat, kanë vajtur sa ...Jam gati ta mbyll licencën”, ankohet një banor i zonës.
“Populli i gjithë 23 qershorin e quan si ditën më të zezë dhe fatkeqësia e këtij kombi. Duhet një dhjetor i dytë z. kryetar!”, kërkon i revoltuar një qytetar.
Lideri i të djathtëve u bëri apel qytetarëve ti bashkohen protestës së 22 nëntorit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22