Fier,Basha: Zgjedhjet sot në opozitë
tregues i cilësisë nesër në qeverisje

Fier,Basha: Zgjedhjet sot në opozitë<br />tregues i cilësisë nesër në qeverisje
FIER - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë në kuvendet zgjedhore të demokratëve të Fierit dhe Patosit. Basha ka shprehur bindjen se me votën e tyre demokratët në mbarë Shqipërinë do të zgjedhin drejtuesit më të mirë të cilët do të jenë në lartësinë e duhur për të përfaqësuar alternativën e lirisë dhe zhvillimit.
 
Sipas Bashës, demokratët kanë marrë përgjegjësinë që meritojnë për të zgjedhur njerëzit e duhur që do ta çojnë PD në fitore.
 
“Do të zgjedhim njerëzit, burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat që nesër Fieri dhe pasnesër mbarë Shqipëria, të thotë që këta që dinë të zgjedhin më të mirët në krye të familjes së tyre politike sot në opozitë, do të dinë të vënë në krye të shtetit dhe në postet publike njerëzit më të mirë nesër si shumicë dhe si qeveri”, tha Basha.
 
Lideri i demokratëve shprehu bindjen se vetëm duke debatuar e diskutuar, PD do të ecë e sigurtë në  rrugën e ringritjes dhe rikthimit te fitorja në zgjedhjet  e ardhshme.
 
“Askush nuk mund t’ju mbyllë gojën demokratëve, askush nuk mund t’ju mbajë dorën apo t’ju tregojë se për kë të votojnë e për kë jo. Nëse mbajmë gojën për shkak të frikës, indiferentizmit, konformizmit, servilizmit, nëse nuk i themi hapur gjëra që kemi për t’i thënë, nese nuk i shkëmbejmë këto pikëpamje me besim të madh tek vlerat e debatit të lirë, nuk do të dalim më të bashkuar nga kjo sallë. Bashkimi i heshtur nuk është bashkim. Bashkimi i vertetë është ai që flet, bubullin përmes debatit të lirë, përmes diskutimit të lirë ku nuk mbetet asgjë pa u thënë por asgjë që nuk vlen”, tha Basha. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’