Fier/ Bie në pusin e shtëpisë 10 metra të thellë, humb jetën 4-vjeçari

Fier/ Bie në pusin e shtëpisë 10 metra të thellë, humb jetën 4-vjeçari

Foto ilustruese

FIER- Një katërvjeçar nga fshati Ruzhdie ka humbur jetën pasi ka rënë në pusin e shtëpisë teksa ishte duke luajtur në oborr.

Mësohet se pusi i shtëpisë ishte 10 metra i thellë dhe për nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse të Patosit.

Ora 14:30/ Korçë/ 70-vjeçari në gjendje të rëndë pasi ra në pus, miku: Po gërmonte brenda, kur po e ngrinim u ça kova 

Një 70-vjeçar i identifikuar si Dilaver Adili nga fshati Barç ka rënë në një pus 11 metra të thellë. I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në një prononcim për Report Tv, miku i tij u shpreh se po mundoheshin që të hapinin një pus në tokë dhe se i lënduari ishte brenda duke gërrmuar. 

Adili ka tokën e tij në Barç dhe vinte për ta punuar. Ne punonim bashkë dhe për 11 ditë kemi dashur të hapim pusin sa më thellë, duke e çuar në 11 metra. Do shkonim të hanim drekë dhe po mundoheshim të ngrinim Dilaverin me kovë por në gjysëm të lartësisë së pusit atij iu hapën krahët dhe u rrëzua. Lajmërova kryeplakun e fshatit dhe ai mori policinë. Dhe e nisën menjëherë në spital.

Shëndet Matraku, miku i Dilaverit 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan