Fier, bllokohen në det 1.2 ton
drogë, emrat e 2 trafikantëve
VIDEO+FOTO nga operacioni i policisë pranë grykëderdhjes së Semanit
Gazetari i Report Tv gjen kanabis në vendin ku u bllokuan 1 ton/VIDEO

Fier, bllokohen në det 1.2 ton<br />drogë, emrat e 2 trafikantëve<br />VIDEO+FOTO nga operacioni i policisë pranë grykëderdhjes së Semanit<br />Gazetari i Report Tv gjen kanabis në vendin ku u bllokuan 1 ton/VIDEO
FIER-Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga Vlora e deri pranë gjykëderdhjes së Semanit në Fier, ku janë sekuestruar 1.2 ton lëndë narkotike e llojit kanabis.
 
Bllokohet midis plazhit të Semanit dhe Darëzezës, në vendin e quajtur "Kanali i Serës" pranë Hidrovorit të Hoxharës, një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg, me 2 persona në bord, një italian dhe një shqiptar, Veli Ymeraj 35 vjeç banues në Fier dhe Ciovanni Palladino 69 vjeç, banues në Itali.
 
Janë sekuestruar 151 pako të mëdha ku brenda tyre kishte gjithsej 1 191 kg lëndë narkotike kanabis.
 
Operacioni është zhvilluar në kushte shumë të vështira të motit, ku deti ishte me dallgë 5 - 6 ballë.
 
Kur personat në velierë kanë parë se në drejtim të tyre po shkonte Roja Bregdetare dhe Policia kanë hedhur lëndë narkotike në det. Gjatë kontrollit në mjetin lundrues janë gjetur mbetje të lëndës narkotike dy armë gjahu pa leje, dy aparate GPS dhe 1 palë dylbi.
 
Veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut". Dyshohet se mjeti lundrues kishte destinacion Italinë.

Anija u identifikua nga radari, trafikantët hodhën drogën në det
Ka qenë një sinjalizim nga radari i Policisë Kufitare në Hoxharë i cili ka bërë të mundur identifikimin e një mjeti lundrues të dyshimtë. Menjëherë në drejtim të anijes janë nisur forca të shumta policie nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare si dhe GdF. 

Dy trafikantët janë arrestuar janë Veli Ymeraj 35-vjeç dhe Ciovanni Palladino 69-vjeç.

Sekuestrimi i 1.2 ton droge në grykëderdhjen e Semanit vjen një ditë pas ndalimit të një kamioni në portin e Vlorës. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë AA 939 LK, ka rezultuar se ishin fshehur në 8 grila të paketuara në qese rreth 79 kg drogë. Kamioni me drogë kishte për destinacion Italinë.



[gallery]23957[/gallery]

veleria me droge fier
Policia gjatë ndalimit të Velierës

Njoftimi i policisë

Vlorë - Fier.

LEXOJE SE KA GJERA TE REJA PER DROGEN NR Një tjetër operacion i përbashkët antidrogë është finalizuar me sukses në det e tokë.

Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P., Fier dhe D.V.P., Vlorë

Operacioni nisi në mesnatë nga Policia Kufitare Vlorë e Delta Forcë me sinjalizimin e radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Në operacion më pas janë përfshirë Roja Bregdetare, GdF-ja, D.V.P.Fier, FNSH Fier dhe D.V.P., Vlorë.

Bllokohet midis plazhit të Semanit dhe Darëzezës, në vendin e quajtur "Kanali i Serës" pranë Hidrovorit të Hoxharës, një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg, me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në kushte shumë të vështira të motit, ku deti ishte me dallgë 5 - 6 ballë.

Për këtë shkak nga Policia Kufitare dhe Delta Forcë, është kërkuar ndihma e Rojes Bregdetare dhe më pas e GdF-së.

Kur personat në velierë kanë parë se në drejtim të tyre po shkonte Roja Bregdetare dhe Policia kanë hedhur lëndë narkotike në det.

Personat në velierë janë kapur nga Policia dhe janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë, Fier.

Forcat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me FNSH-në Fier, Delta Forcë e Policisë Kufitare përgjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme, kanë rikuperuar të gjithë sasinë e lëndës narkotike që ishte hedhur në det.

Janë sekuestruar 151 pako të mëdha ku brenda tyre kishte gjithsej 1 191 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit në mjetin lundrues janë gjetur mbetje të lëndës narkotike dy armë gjahu pa leje, dy aparate GPS dhe 1 palë dylbi.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u bë arrestimi i dy personave që u gjetën në bordin e mjetit lundrues dhe konkretisht:

• Veli Ymeraj, 35 vjeç, banues në Fier.
• Ciovanni Palladino, 69 vjeç, banues në Itali.

Veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut".

Dyshohet se mjeti lundrues kishte destinacion Italinë.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe me Policinë Italiane për zbardhjen e plotë të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin