FIER - Qindra banorë të lagjeve të Fierit rrezikojnë të preken nga infeksione të rënda, pasi bodrumet e pallateve janë të pushtuara nga plehrat dhe insektet.
Bodrumet janë kthyer në një vendgrumbullim për mbetjet urbane, ndërsa rreziku i infeksioneve shtohet edhe më shumë me rritjen e temperaturave. Banorët ankohen për këtë situatë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe dezifektimin e zonave të ndotura.
"Kemi frikë nga infesksionet"- thonë banorët.
Ndërkohë Drejtoresha në Drejtorinë e Shëndetit Parësor në Fier thotë se shqetësimi i është komunikuar pushtetit qëndror për marrjen e masave, por deri tani nuk është bërë asgjë.
"Rekomandimet janë dhënë si në Ministrinë e Shëndetësisë ashtu dhe në Institutin e Shëndetit Publik. Ata duhet të marrin masa pasi ne nuk jemi për të bërë këtë ndërhyrje"- thotë ajo.
Ndotja masive në zonat e banuara është kthyer në një shqetësim serioz për qytetin e Fierit, ashtu si edhe rrugët kryesore që lidhin lagjet me njëra tjetrën.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com