Fier/ Burri tenton të përdhunojë 27 vjeçaren, rreh nënën e tij se ndërhyri të shpëtojë vajzën

Fier/ Burri tenton të përdhunojë 27 vjeçaren, rreh nënën e tij se ndërhyri të shpëtojë vajzën

Një 38 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27 vjeçare

Sipas policisë ngjarja është shënuar ditën e djeshme (22 dhjetor). Burri ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, 27 vjeçaren me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.   Madje gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

"-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos. Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.  

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale "Dhuna në familje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë" informoi sot policia e Fierit. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja shumë e fortë për Tiranën, e mund 3-0 dhe siguron finalen

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja shumë e fortë për Tiranën, e mund 3-0 dhe siguron finalen