Çdo ditë e më shumë po bien të mbjellat me grurë, për vitin 2018 janë kultivuar 7560 ha me grurë krahasuar me vitin e kaluar, ku kanë qenë 8760 ha, e kthyer në konvertim, janë mbjellë 1200 ha grurë më pak nga viti i kaluar. Shkak për këtë është bërë rendimenti i ulët dhe mungesa e tregut, pasi gruri i importit e ka gjunjëzuar atë vendas.
Edhe pse shpesh ka pasur debate për cilësinë e miellit të importit, gjithçka ka kaluar me deklarata mediatike, por nuk është marrë asnjë masë për ta ndaluar. Një shpresë më të madhe e jep tërshëra në vendin tone, pasi kërkesa për të është më e madhe, e kjo kulturë bujqësore duket se ka një rritje për t’u kultivuar. Fermerët thonë që problem janë edhe përmbytjet, të cilat kohët e fundit kanë shkaktuar mjaft probleme.
Fermerët që mbjellin kultura të ndryshme në qarkun e Fierit vazhdimisht kanë hasur në probleme sa i përket pjesës mbështetëse nga ana e qeverisë. Sipas tyre, ka pasur shumë premtime, por realiteti është krejt ndryshe, pasi mbështetja është vetëm në reklama mediatike dhe asgjë më shumë.
-
KJO BEHET ME QELLIM NGA QEVERIA QE FERMERET TE MOS TE MERREN ME MBJELLJE FRUTA PERIME POR TE MBJELLIN KANABIS KETE PROPAGANDE INDIREKTE E BEN DHE ERION BRACE DUKE JU REFERUAR ED RAMES ME NJE BASHKEBISEDIM ME FERMERET QE NUK GJENIN DOT TREG PER SHITJEN E MOLLEVE DHE QEPEVE QE FERMERET TE MBJELLIN ATO KULTURA QE BEJNE PARA DHE QE KERKOHEN NE TREG
Përgjigju












Komente
Komento