Fier, dhunimi i kandidatit të FRD 
kapet vëllai i kryebashkiakut PD

Fier, dhunimi i kandidatit të FRD <br />kapet vëllai i kryebashkiakut PD
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar mbrëmjen e sotme Eugen Çaushi si të dyshuarin kryesor për dhunimin fizik të kandidatit të Frymës së Re Demokratike në qarkun e Fierit Mit’hat Hoxha mbrëmjen e 9 qershorit. I arrestuari është 29-vjeçari Eugen Çaushi, banues në Roskovec.
 
Nga hetimet e para policia thotë se ngjarja nuk ka ndodhur për motive politike.

Por i arrestuari është vëllai i kryetarit të bashkisë së Roskovecit, Gëzim Çaushi, i zgjedhur në krye të kësaj bashkie si kandidat i PD.

Incidenti i rëndë ndodhi para 3 ditësh në Roskovec, rreth orës 23:00, ku Mit’hat Hoxha është sulmuar me mjete të forta nga persona të paidentifikuar. Ai u dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të qytetit të Fierit. 

Ndërsa bashkëshortja e kandidatit Hoxha, pretendonte se ngjarja kishte motive politike. Ajo shprehet se i shoqi që në momentin që po kandidon si deputet në këtë zonë ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën. Sipas saj, Mit’hat Hoxha ka marrë kërcënime nëpërmjet telefonit madje ka bërë dhe denoncim në polici rreth kërcënimeve.

Ndërkaq, i arrestuari Eugen Çaushi, sipas policisë së Fierit nuk ka precedent të mëparshëm penalë, dhe materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
 
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.06.2013, ku është rrahur shtetasi Mit’hat Hoxha, nga hetimet e kryera u arrit të identifikohet si një nga autorët e dyshuar, shtetasi Eugen Çaushi, vjeç 29, banues në Roskovec Fier. Nga kallëzimet që ka dhënë i dëmtuari, shtetasi Mit’hat Hoxha dhe bashkëshortja e tij, nuk rezulton që të jenë kërcënuar më parë. Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier në bazë të urdhrit të ndalimit të Prokurorisë, u bë ndalimi i të dyshuarit. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja nuk ka motive politike. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit."

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa