'Fut e bjer, donin lekët', grabitësit me maska e automatik hyjnë në banesë të vjedhin, dhunojnë të zotin! Dëshmia e 54 vjeçarit në Fier: I larë në gjak, bërtisja

Tre persona me maska dhe automatik dhe pistoleta kanë hyrë në banesën e një 54 vjeçari në fshatin Baltëz të Fierit me qëllim grabitjen e lekëve.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, (16 nentor 2023)

"Ishin tre persona me automatik, me maska siç i mban policia. U shiheshin vetëm sytë. Thonin lekët, lekët"  tregon 54 vjeçari Sokol Bajgora, i cili ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur kanë hyrë grabitësit.

Nga spitali i Fierit ku u shtrua për të marrë mjekimin e duhur Sokol Bajgora, ka rrëfyer rrjedhën e ngjarjes. Në momentin që 54 vjeçari u kishte thënë se nuk kishte para, grabitësit e kanë goditur me qytën e armës ‘automatik’ grushta, shkelma duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë dhe trup.

“Siç isha në gjumë, dëgjoj një zhurmë. Në moment ngrihem ranë prapë zhurma.t I kishin rënë derës prapa shtëpisë. Thyejnë xhamin, ka qenë çelësi brenda se ishte dera mbyllur. Erdhën me një elektrik me armë 3 veta, më thanë na jep lekët.

U thash nuk kam lekë, më goditën me tytën e automatiku pastaj më vunë poshtë të tre. 'Fut e bjer! Më qëlluan 5 -- 6 herë në kokë' se u thoja që nuk kisha lekë. Donin të më mbyllnin gojën, lidhnin këmbë e duar.

Ashtu siç isha i shtrirë i larë në gjak, bërtisja fort që të dëgjonte dikush.  E kthyen shtëpinë përmbys. Pas 4 minutash krevatin dopio e kthyen dhe më lanë poshtë krevatit, donin të  mos ngrihesha.

Kur duket që nuk kanë gjetur gjë, janë larguar, ndërkohë 54 vjeçari me vështirësi ka dalë nga banesa të kërkonte ndihmë tek i vëllai.

Lëviza zvarrë, nuk orientohesha dot se dritat i kishim fikur. Mezi u orientova duke prekur murin, edhe hapa grilën dola nga dritarja. Trokita te shtëpia e vllait që kishte qenë në punë, ika dola te porta te vellai tjetër ate dhe morën policinë në telefon”- u shpreh 52 vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale policia infornon se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili vijon punën intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
U dhunua nga grabitësit që i hynë në banesë, 54 vjeçari në Fier: Ishin 3 veta, kur u thashë se nuk kam para më qëlluan me qytën e automatikut

 

54 vjeçari Sokol Bajgora i cili u dhunua nga disa persona që kishin hyrë për t’i grabitur shtëpinë e tij në fshatin Baltëz të Fierit ka rrëfyer detajet mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës.

I shtrirë në spital 54 vjeçari u shpreh se kishin qenë 3 persona të armatosur dhe me maskë që i kishin hyrë në banesë për ta grabitur. Ai tha se në momentin kur u kishte thënë nuk kishte para, e kishin goditur me qytën e automatikut.

“Siç isha në gjumë, dëgjoj një zhurmë. Në moment ngrihem ranë prapë zhurma.t I kishin rënë derës prapa shtëpisë. Thyejnë xhamin, ka qenë çelësi brenda se ishte dera mbyllur. Erdhën me një elektrik me armë3 veta, më thanë na jep lekët. U thash nuk kam lekë, më goditën me qytën e armës pastaj fut e bjer se u thoja që nuk kisha lekë. U munduan të më mbyllnin gojën dhe të më lidhnin këmbët. Ashtu siç isha i shtrirë i larë në gjak, bërtisja fort që të dëgjonte dikush. E kthyen shtëpinë përmbys. Lëviza zvarrë, nuk orientohesha dot se dritat i kishim fikur. Mezi u orientova duke prekur murin, edhe hapa grilën dola nga dritarja. Trokita te shtëpia e vllait që kishte qenë në punë, ika dola te porta te vllai tjetër ate dhe morën policinë në telefon”- u shpreh Bajgora.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kudo njesoj jane Vetem gjuha ndryshon: 17/11/2023 04:20

    Jetoj ne Amerike cdo dite behen keto gjera,vrasje vjedhje, dyqate vjedhin. As nje vend ne bote nuk eshte me i sigurt.!

    Përgjigju
  • Arditi: 16/11/2023 22:35

    Shqiperia me e sigurte se tere Europa.

    Përgjigju
  • sapa: 16/11/2023 18:00

    Nuk te besoj.Rama tha se eshte me siguri se ne Paris.Kurse Elsa Lila tha qe Tirana psh eshte me e sigurte se Roma!

    Përgjigju
  • toni: 16/11/2023 17:52

    komshinj i ke ,,,nuk vjen njeri nga larg per te vjedhur ty..kapi dhe mbyti ne dru..

    Përgjigju
    • Niku: 16/11/2023 21:08

      Po. Aty afër flë lepuri. Mos ësht ndonjë kushuri.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'