Një makinë tip Benz me targa AA 530 NI me pronar shtetasin me iniciale L. N, ka marrë flakë në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12: 15, ndërsa mjeti ishte i parkuar.
Zjarrfikësja dhe policia kanë arritur menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezulton se shkaku i rënies së zjarrit në mjet, ka qënë një shkëndijë elektrike në baterinë e këtij të fundit. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga flakët e zjarrit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com