FIER- 520 çështje civile për divorc janë regjistruar në gjykatën e Fierit për 11 mujorin e vitit 2013. Nëntëdhjetë përqind e tyre kanë përfunduar në divorc. Shkaqet kryesore për prishjen e këtyre martesave, sipas avokatit Adrian Abazi janë gjendja ekonomike, emigracioni, tradhëtia bashkëshortore etj. “Një pjesë e madhe e martesave që përfundojnë në divorc janë lidhur në moshë të vogël e janë të pastudiuara mirë. Ndërkohë që, edhe shkëputja për një kohë të gjatë nga familja ka ndikuar negativisht dhe ndarja në këto raste ka qënë e pashmangëshme”, shpjegon Abazi.
Ndarja e çifteve në Gjykatën e rrethit gjyqësor të Fierit, për periudhën Janar-Nëntor 2013, sipas shifrave të marra në kancelarinë e kësaj gjykate, është 10 përqind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com