FIER - Parandalohet një vrasje për pronat në Fier dhe në pranga është vënë 43-vjeçari Ardian Pashollari.
Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “8 Shkurtit” të këtij qyteti, kur Pashollari është kapur me një armë automatike “Kallashnikov”, duke shkuar për të vrarë Sh. R., 44 vjeç dhe R. R., 37 vjeç.
Policia tha se, ishte njoftuar konfliktin mes Pashollarit dhe dy personave të tjerë dhe ka ndërhyrë në kohë, duke e arrestuar atë dhe sekuestruar armën me një krehër fishekësh të mbushur plot me fishekë.
Në aksion kanë marrë pjesë 3 patrulla të Komisariatit të Policisë së Fierit. 43-vjeçari Pashollari është dërguar në ambientet e Policisë së Fierit, ku është marrë në pyetje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com