Dy punonjës të policisë rrugore në Fier e Pogradec kanë rënë preh e dhunës nga dy drejtues automjetesh, pasi këta të fundit në gjendje të dehur kanë kundërshtuar kërkesën e tyre për matjen e nivelit të alkoolit.

Në Pogradec, punonjësi i policisë me iniciale A.F është qëlluar me grushte nga Bledar Hoxhallari 27-vjeç, ndërsa në Fier është dhunuar punonjësi i policisë nga Ardian Bana 45-vjeç.

Ngjarjet kanë ndodhur në rrugët kryesore të këtyre qyteteve, ndërkohë që dy agresorët kanë rënë në prangat e policisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)