Familja e Xhemil Metës nga fshati Sheq i Fierit tashmë është tërësisht në qiell të hapur. Rreth 2 muaj më parë atij i’u shemb shtëpia, madje brenda zuri zonjën e shtëpisë. Por që prej dy muajsh në shtëpinë e tij nuk ka shkuar asnjeri nga institucionet shtetërore.

Pa asnjë të ardhur jeton kjo familje në këtë ngrehinë ku i kanë sistemuar ato pak rroba të shtëpisë, ndërsa për të fjetur dy të rinjtë motër e vëlla flenë jashtë, të mbuluar me plastmas, e të moshuarit futen në kasolle.

Kryefamiljari Xhemili shprehet se varfëria për familjen e tij është prej shumë vitesh, por shteti kujtohet vetëm në periudhë votimesh, e më pas gjithçka kthehet si më parë.

Edhe vajza e familjes shprehet se problemin e familjes së tyre e ka ngritur disa herë në bashki, madje për një vit e gjysme ka shkuar për të kërkuar punë, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Problemet në familjen Meta në na Sheq kanë filluar që pas ardhjes së demokracisë. Pamundësi për të gjetur një punë stabël ka bërë që jetesa e tyre të jetë çdo ditë e më keq, e ndërsa shteti asnjëherë nuk ka pranuar që të gjej një zgjidhje për këtë familje.