FIER - Një 33-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur gjatë orëve të pasdites së sotme.

Sipas hetimeve paraprake në lidhje me ngjarjen, dyshohet se Gazmir Xhulaj të ketë kryer aktin ekstrem të vetëvrasjes, në tokën e tij të ndodhur pranë shtëpisë ku ai banonte.

Policia ngre dyshime se 33-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës me armë zjarri, çifte. I riu ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

Gazmir Xhulaj ishte i martuar dhe ka 3 fëmijë. Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e qytetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)