Trupi i pajetë i një 80- vjeçari është gjetur ditën e sotme në një kanal uji në Fier në aksin rrugor Fier- Seman, pranë vendit të quajtur “Qenas”.

Trupi i pajetë i 80- vjeçarit A.D është gjetur rreth orës 10:00 të paradites të sotme, ndërsa gjatë këqyrjes së trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas informacioneve të para nga policia, 80- vjeçari kishte probleme të vazhdueshme me tensionin.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 12.12.2017, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, në një kanal me ujë është gjetur pa jetë shtetasi, A.D, 80 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e kryer nuk u konstatuan shënja dhune.

Shtetasi A.D kishte probleme të vazhdueshme me tensionin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com