FIER- Vendimi për dhënin e statusit kandidat Shqipërisë nuk do të pengohet nga konflikti  i krijuar me kompaninë çeke “CEZ Shpërndarje”.
 
Garancia është dhënë nga Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në një kompani naftënxjerrëse në qytetin e Fierit.
 
Gjiknuri ndër të tjera pohoi se po punohet për zgjidhjen e konfliktit me kompaninë Ceke, teksa shtoi se qeveria shqiptare ka si qëllim liberalizimin e tregut të energjisë.
Sinkron
 
Ministri u zotua për më shumë transparencë në dhënien e lejeve koncesionare për kompanitë e huaja.
 
Gjiknuri ndër të tjera shtoi se qëllimi kryesor i qeverisë Rama është krijimi i një klime të përshtatshme për investitorët e huaj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)