Fier- Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit.
Në njoftimin zyrtar për mediat bëhet e ditur se Alfred Mëhilli, ka goditur me levë një 25-vjeçar ndërsa e ka kërcënuar edhe me pistoletë sportive.
Leva dhe pistoleta u sekuestruan si provë materiale.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestoi në flagrancë: A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç, e ka goditur atë me send të fortë (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.










Komente
Komento