Fier, hynë të vidhnin një dyqan dhe u përleshën e i përplasën makinën policit, arrestohet autori i 3-të

Fier, hynë të vidhnin një dyqan dhe u përleshën e i përplasën makinën policit, arrestohet autori i 3-të

Dyqani ku u tentua të kryhej vjedhja

Policia ka arrestuar një prej autorëve që ka tentuar të vjedhin një dyqan celularësh në 24 janar në Fier, së bashku me 3 persona të tjerë.

Ndërsa po tentotin të grabisnin dyqanin, ata janë konstatuar nga një polic dhe më pas janë arrestuar. Sot është arrestuar A. F., 32 vjeç.

3 hajdutët kanë tentuar që të vjedhin në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier por janë pikasur nga një efektiv policie që po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore, i cili u ka prishur planin.

Punonjësi i policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë i goditur me automjetin e tyre, makinën e tij private.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.01.2021, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (i cili është shpallur në kërkim), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip "Ford" mjetin privat të punonjësit të policisë.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 33 vjeç, banues në Fier.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit