
Altin Xhoxhi, djali i 78-vjeçarit i cili rezulton i zhdukur prej dy ditësh ka kërkuar ndihmën e palombarëve që të gjejnë të atin e tij. I biri i të moshuarit thotë se vendi ku ka peshkuar i ati është zonë me bunkerë dhe duhet ndërhyrja e palombarëve. Ndër të tjera ai tha se dyshon se ka ndërruar jetë pasi makinën e gjeti me derë të hapur dhe rreth e përqark plazhit nuk kishte asnjë shenjë nga i moshuari.
“Herën e fundit e kam parë rreth orës 16:00. Vij këtu rreth orës 17:00 dhe gjej makinën e hapur dhe nuk konstatoj babanë këtu. E kontaktova në telefon, pashë edhe përqark dhe nuk e gjej. Më pas mora policinë. Pranë makinës gjeta një xhup dhe rrjetat e peshkimit.
Policia erdhi bëri detyrën, dua ndihmën nga shteti të vijnë palombarët se këtu ka bunker dhe mund të ketë ngecur brenda. S’ka pasur probleme shëndetësore, por ndoshta mund të ketë pasur arrest kardiak, edhe pse s’ka pasur probleme. Mund të ketë gropë thithëse.”- tha Xhoxhi.
Lajmi kryesor:
Fier/ Doli nga shtëpia për të peshkuar në det, 78-vjeçari nuk kthehet më! I biri kallëzim në polici: Mund të jetë mbytur në det
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
64.3%
-
E gabuar
28.7%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 342
Lajme të tjera
-
Vrau 62-vjeçarin e i plagosi të birin, Apeli dënon përfundimisht me 33 vite burg Sofokli Shanin! Shkalla e parë i kishte dhënë ‘Burgim të përjetshëm’
30 Maj, 16:47
-
Vendoret 2023, KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës! Një anëtar këshilli i ikën BF-së dhe e merr PDIU
30 Maj, 15:27
-
Prej 5 muajsh pa marrë pagat, 20 punëtorë të inceneratorit të Fierit bojkotojnë punën
30 Maj, 13:18
-
VIDEO/ Aksident në Lushnjë, dy mjete përplaset në kryqëzimin pranë një shkolle! Dy të lënduar
30 Maj, 08:54
-
Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagosen 3 familjarët! Transportohen me urgjencë në QSUT, fqinjët: Vajza e çiftit ka pësuar më shumë djegie
29 Maj, 10:07
-
Shfrytëzim inertesh në shtratin e lumit Vjosë, IKMT vijon aksionet! Sekuestron një eskavator dhe një kamion në Fier
27 Maj, 12:07
-
Tezgat bosh në Fier, emigrojnë edhe tregtarët: Ka rënë fuqia blerëse
26 Maj, 17:14
-
U kap për të dytën herë me drogë, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Theu arrestin e shtëpisë për të shitur kokainë
26 Maj, 09:52
-
Rriten pagat për ministrat e deputetët, Balla nga Fieri: Mos bini pre e propagandës
24 Maj, 19:30
-
Fier/ Fermerët e fshatit Sheq ankohen për kanalet kulluese: Mospastrimi në kohë na përmbyt tokat
24 Maj, 16:17
-
Rritet çmimi i patates në treg, 120 lekë/kg! Prodhim i pakët në fusha! Fermerët: Ngricat e pranverës dëmtuan prodhimin
24 Maj, 16:08
-
Denoncimi ndaj drejtorit dhe specialistes së Kadastrës në Fier që shpërdoruan detyrën, reagon Bici: Kush i shërben vetes, ka punë me prokurorinë
24 Maj, 15:18