FIER- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite, rreth orës 18:30 në fshatin Ngjeqar, në Roskovec të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Ngjeqar ku është plagosur në këmbë Ramiz Gega, 50 vjeç banues në lagjen "8 Shkurti" në Fier, nga  Ushtar Stani.

Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dibta motive të dobëta, ku Ushtar Stani, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri Ramiz Gegën i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar.

Ramiz Gega ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që është arrestuar autori.

Redaksia Online
J.Sh Shqiparja.com